Category: Lajme

  • Vrojtimi në terren dhe mbledhja e të dhënave, për thyerjen tektonike tërthore të Letanit, Elbasan

    Vrojtimi në terren dhe mbledhja e të dhënave, për thyerjen tektonike tërthore të Letanit, Elbasan

    Thyerja tektonike tërthore e Letanit, ndërpret në mënyrë brutale, vazhdimin në drejtim të jugut, të vargut strukturor Krujë-Dajt-Letan. Ndodhemi pranë kontaktit tektonik tërthor, pranë fshatit Baltëz, i cili kufizon vazhdimin në drejtim të jugut të vargut strukturor Dajt-Letan. Vrojtohet qartë rrafshi tektonik, i cili strukturën antiklinale të Letanit, të ndërtuar nga karbonate, e lë në veri, dhe më në jug të tij, nën një trashësi me brekçie shpati, i krijon mundësi vazhdimit të flisheve të zonës tektonike Kruja, të datuar me moshë Oligocen i poshtëm. Thyerja tërthore është e tipit falje normale, ku blloku i ulur ndërtohet nga formacioni flishor, më i ri në moshë se sa gëlqerorët e bllokut të ngritur, i cili më në jug përkon me luginën e lumit Shkumbin, pranë qytetit të Elbasanit, paksa në jug të tij. Rrafshi tektonik është i mbushur me vijëzime dhe pragje të rrëshqitjes, nëpërmjet të cilëve përcaktohet me lehtësi, drejtimi dhe sensi i lëvizjes së blloqeve shkëmbore. Pragu strukturor tregon sensin e lëvizjes së blloqeve tektonike, duke përcaktuar kështu, kush është blloku i ulur dhe kush është blloku i ngritur, që në rastin tonë, blloku i ulur është ai që zhvillohet në pjesën jugore të thyerjes tektonike të Letanit (fig.1, 2).

    Elementët e kontaktit tektonik:
    Azimuti i rënies – 145
    Këndi i rënies – 54
    Drejtimi i lëvizjes – 150

    Fig. 1 – Skicë tektonike, pranë gurores së Letanit, që tregon marrdhëniet midis dy blloqeve tektonike.
    • Formacioni karbonatik i Kretak-Eocenit, i cili ndërtonë krahun perëndimor të antiklinalit të Letanit.
    • Plani tektonik, ku dallohen qartë vijëzimet dhe pragjet e ç,vendosjes së masave shkëmbore.
    • Brekçie shpati, që vendosen direkt mbi planin tektonik, duke mbuluar marrëdhëniet e tij me bllokun shkëmbor të ulur.
    • Formacioni flishor i Oligocenit të poshtëm, që ndërton bllokun e ulur.
    Fig. 2 – Pamje nga larg e thyerjes tërthore të Letanit, ku dallohet njëkohësisht plani dhe skarpati tektonik.
  • Pikë vrojtimi më lindore, përgjatë rrafshit tektonik tërthor të Letanit.

    Pikë vrojtimi më lindore, përgjatë rrafshit tektonik tërthor të Letanit.

    Ndodhemi përafërsisht në pjesën pranë aksiale të antiklinalit të Letanit, përgjatë rrafshit tektonik tërthor, ku vrojtohen element të larmishëm tektono strukturor si: krahët perëndimor e lindor të antiklinalit, të shprehur nëpërmjet shtresëzimeve(fig.3), pjesë aksiale e shoqëruar me sforcime tektonike(fig.4), rrafsh e skarpate tektoni erosive(fig.3,5).

    Fig. 3 – Pamje nga pjesa qëndrore e strukturës së Letanit, me të dy krahët, lindor e perëndimor, dhe rrafshi tektonik që kufizon vazhdimin e saj në drejtim të jugut.
    Fig. 4 – Skicë tektono strukturore, që tregon marrdhëniet midis krahut perëndimor e krahut lindor të strukturës antiklinale të Letanit dhe thyerjes tërthore, që ndërpret në mënyrë të menjëherëshme, vazhdimin në drejtim të jugut, të vargut strukturor linear Krujë-Dajt-Letan.

    1 – Struktura antiklinale e Letanit, e cila dallohet qartë në profilin me jugor të saj. Pranë gurores dallohet shtresëzimi në të dy krahët e strukturës, lindor e perëndimor, me rënie pothuajse simetrike. Ndodhemi në konditat e periklinalit jugor, njëkohësisht dhe krahut perëndimor të saj.

    2 – Mikrotektonika, në kuadrin e sforcimeve strukturuese, në pjesën pranë aksiale të strukturës.

    3 – Plani tektonik tërthor, që ndërpret në mënyrë të menjëherëshme, vazhdimin në drejtim të jugut të antiklinalit të Letanit, shoqëruar me vijëzime e pragje.

    4 – Krahu lindor i strukturës antiklinale të Letanit.

    Fig. 5 – Pamje nga rrafshi tektonik tërthor, ku dallohen qartë vijëzimet e rrëshqitjes dhe pragjet e zhvendosjes.

     

  • Përgjatë rrafshit tektonik tërthor të Letanit

    Përgjatë rrafshit tektonik tërthor të Letanit

    Vërehen fragmente nga afër, të pjesës pranë aksiale të antiklinalit të Letanit(fig. 6), në trajtën e një kupole të shtresuar, me të dy krahët, pjesën aksiale, paketat e gëlqerorëve masiv, skarpatën tektono erozive, etj. Krahu lindor i antiklinalit të Letanit, shprehet qartë me element:
    Azimut renie 10  – shtresezim.
    Kendi i renies 30 .

    Fig. 6 – Pamje nga afër, e pjesës pranë kulmore të strukturës antiklinale të Letanit, ku dallohet qartë, pranë rrugës, aksi me të dy krahët.

     

  • Letan , skaji më lindor i daljes së karbonateve në sipërfaqe

    Letan , skaji më lindor i daljes së karbonateve në sipërfaqe

    Ndodhemi përafërsisht në skajin më lindor të thyerjes tërthore të Letanit, ku dallohet qartë, se si blloku verior i kësaj thyerje, vazhdon në drejtim të lindjes, në trajtën e një hunde ose zgjatimi monoklinal, me shtrirje gati 1 km, ku shtresa e gëlqerorëve shtresë trashë ka azimut rënie verior, me kënd të fortë 80 90°, deri të përmbysur pranë ballit tektonik, ndërsa në drejtim të veriut këndi zbutet menjëherë dhe mbi të vendoset formacioni fishor i Oligocenit të poshtëm. Dalja e gëlqerorëve ka një trashësi të dukshme rreth 50 m, në projeksionin në plan. Në drejtim të jugut, vrojtohet qartë blloku i ulur, me diferencë hipsometrike 50-60 m në vertikalitet, i cili mandej ulet gradualisht në reliev, duke zbritur drejt lumit të Zaranikës (fig.7, 8).

    Fig. 7 – Skicë tektonike, tërthor thyerjes së Letanit, përgjatë skait më lindor të përhapjes së saj. Tregon ecurinë strukturore të formacioneve shkëmbore, dhe marrëdhëniet midis blloqeve tektonike.

    1.Thyerja tërthore në pozicionin lindor të saj, dallohet qartë plani rënies, pranë saj ka dhe plane të tjera të vogla.

    2.Blloku tektonik i ulur ka diferencë morfologjike dhe nën mbulesën kuaternare ndërtohet nga formacioni fishor i Oligocenit të poshtëm.

    3.Mbulesa kuaternare, e cila vendoset normalisht mbi bllokun tektonik të ulur.

    4.Hunda strukturore monoklinale e strukturës Letan.

    5.Formacioni flishor vendoset normalisht mbi prerjen karbonatike të strukturës së Letanit, ne zhveshje ka trajtën e një monoklinali me rënie veriore, i cili në drejtim të veriut rrotullohet dhe formon krahun lindor të strukturës antiklinale të Letanit.

    Foto. 8 – Pamje nga përhapja më lindore e tërthores së Letanit. Dallohet qartë rrafshi tektonik, dhe taraca tektono morfologjike, që formon blloku i ulur.
  • Pllakëzim tektonik, Kodra e Krastës, Elbasan

    Pllakëzim tektonik, Kodra e Krastës, Elbasan

    Elementët e pllakëzimit: Azimuti i rënies – 80 , Këndi rënies – 56 .

    Zhveshja përfaqëson një pllakëzim tektonik, që orientohet me azimut shtrirje V-J dhe rënie drejt Lindjes 80-85 e kënd rënie 50-55 . Ndodhemi pranë kodrës së Krastës, në skajin juglindor të saj. Në aspektin litofacial, përfaqësohet nga gëlqerorë pllakor, me ngjyrë gri dhe të kuqërremtë, me shtresëzim të qartë. Shtresat kanë natyrë të valëzuar, Rreth 30 m në jug-lindje të zhveshjes fillon fusha aluviale e Labinotit, e cila është produkt i aktivitetit erodues dhe akumulues të lumit Shkumbin. Në jug të lumit fillon zona tektonike Mirdita, e përfaqësuar nga formacionet shkëmbore karakteristike për këtë njësi madhore tektonike, masivët ofiolitik dhe shkëmbinjtë karbonatik Triasiko Jurasik. Pra, ndodhemi pranë kontaktit të përplasjes të dy njësive të mëdha tektonike, nënzonës Krasta në hapsirën veriperëndimore dhe zonës Mirdita në atë juglindore. Zonë përplasjesh tektonike kjo, që përkon edhe me luginën e lumit Shkumbin, në të njëjtën hapsirë ku mendohet se shtrihet në thellësi thyerja tektonike tërthore Vlorë-Elbasan-Dibër (fig. 9, 10).

    Fig. 9 – Skicë tektono strukturore, në juglindje të kodrës së Krastës, që demostron vënien përballë të nënzonës Krasta me zonën tektonike Mirdita, Elbasan. Kordinatat: 41.15; 20.16
    1. Pllakëzim tektonik, këputje të shtresave si rezultat i tensioneve në shtypje.
    2. Rrudhë e përmbysur, brënda prerjes së gëlqerorëve pllakor me globotrunkana.
    3. Zona tektonike Mirdita, napa karbonatike Triasike, nuk zbulohet në sipërfaqe.
    4. Zona e përplasjes tektonike, produkt i linjave tektonike zgjeruese.
    Fig, 10 – Gëlqeror shtresor me globotrunkana, të pllakëzuar tektonikisht, kodra e Krastës.

    Mjafton vetëm kjo vënie, përballë njëra tjetrës, të dy këtyre njësive madhore të tektono strukturës së Albanideve, për të perceptuar këtë tektonik të fuqishme tërthore, të herëshme, patjetër, që në kohën e themelimit të njësive madhore tektonike, dhe që është aktive dhe sot e kësaj dite. Është pikërisht kjo linjë e dobsuar embrionale, çelësi për të kuptuar, gjithë gamën e fenomeneve gjeologjike, që prezantohet për gjatë kësaj hapsire tërthore, si: zhvillimi i masivit evaporitik të Dumresë, formimi i luginës tërthore të lumit Shkumin, devijimi i menjëhershëm me 130o i rrjedhës së lumit Devoll, varrosja në thellësi e vazhdimit jugor të vargut strukturor të Letanit, formimi i brahiantiklinalit të Labinot Fushës, tërthor me orientimin dhe strukturimin regjional të n/zones Krasta, përplasja në tërthor e n/zones Krasta me zonën Mirdita, lëkundjet e shpeshta tërmetore që godasin rajonin Elbasan – Kuturman, etj.

  • Xibrake Elbasan

    Xibrake Elbasan

    Kontakti midis gelqeroreve Krasta me flishin Krasta, ku dallohet qartë vendosja e formacionit flishor mbi gëlqerorë pllakor me globotrunkana, të cilë janë të mikrorrudhosur.

    Fig. 11 – Pamje nga kodra pranë fshatit Labinot Fushë, e cila ndërton krahun jugor të brahiantiklinalit Labinot Fushë. (Koordinata 41.16; 20.19)

     

    Fig. 12 – Rrudhë e shtrirë, brënda prerjes së gëlqerorëve pllakorë me globotrunkana, rruga e vjetër nacionale drejt Mirakës.

    Gjithë kjo hapsirë, është e shoqëruar me mikrorrudhosje të shumta, ku rrudhat herë janë të zhubrosura dhe herë normale, herë të përmbysura dhe herë të shtrira, shoqëruar me pllakëzime të shumta tektonike, gjithmonë në kuadrin e krahut jugor të brahiantiklinalit të tektonizuar të Labinot Fushës (fig. 11, 12). Përbënë një segment, ku mund të merren stacione të shumta mikrotektonike, për të gjykuar për fushën e sforcimeve dhe boshtin e shtypjes krahinore, që ka vepruar për gjatë kësaj hapsire tërthore.

  • Pika e vrojtimit Çezma e Myftarit, rruga nacionale, Librazhdit

    Pika e vrojtimit Çezma e Myftarit, rruga nacionale, Librazhdit

    Elementët e horizontit që drenon burimin: Azimuti i rënies – 235  Këndi i rënies – 40
    Zhveshja përfaqëson kontaktin e mbihypjes së konglobrekçieve ofiolitike mbi mollasat e Tortonianit. Ky fenomen tregon që masivi ultrabazik i Kutrumanit ka lëvizur, dhe vazhdon të lëviz edhe sot drejt juglindjes. Është interpretuar si mbihypje e këtij masivi mbi mollasat. Por, në fakt kemi të bëjmë me një lëvizje të re, pas tortoniane, ku masivi ka lëvizur drejt juglindjes megjithë mollasat që ka patur përsipër, duke u përmbysur dhe zënë ato nën vete, siç janë vizatuar në figure (fig. 13, 14). Mollasat ndërtojnë krahun perëndimor të sinklinalit të Librazhdit, të cilat pak më në jug ngrihen në kokë, me kënd 80-90. Kontakti i tyre shoqërohet me një shtresë argjilore që ka krijuar daljen e burimit te ujit, Çesma e Myftarit, duke shërbyer si perde drenimi.

    Fig. 13 – Skicë gjeologjike tekt çezma e Myftarit, pranë Librazhdit, ku shikohet mbishtruarja strukturore e formacioneve shkëmbore të zones tektonike Mirdita, mbi mollasat e përmbysara të krahut perëndimor të sinklinalit të Librazhdit.
    1. Kontakt transgresiv i përmbysur, shënon bazën e mollasave Tortoniane, i ndërtuar në dysheme nga një horizont argjilor, që bënë të mundur drenimin e burimit (çezmës) të Myftarit.
    2. Formacione shkëmbore të dominuara nga ofiolite.
    3. Ndërthurje ranoro konglomerato argjilore, me rënie perëndimore të përmbysur, me moshë Tortoniane, ndërton krahun perëndimor të sinklinalit të Librazhdit.
    Fig. 14 – Pamje nga ndërtimi formacionalo strukturor, i konditave të drenimit të burimit çesma e Myftarit.

     

     

  • Babje, Librazhd

    Babje, Librazhd

    Fig. 15 – Ndërtimi formacionalo strukturor në lindje të fshatit Babje, Librazhd. Vizatuar dhe fotografuar nga rruga e makinës.
    1. Konglobrekçie ofiolitike që zhvillohen në lindje te masivit.
    2. Kontakti tektonik që tregon mbihypjen mbi mollasat e gropës së Librazhdit.
    3. Formacioni mollasik, ndërthurje konglomeratesh, ranorësh dhe alevrolitesh që ndërtojnë krahun perëndimor të sinklinalit të Librazhdit.

    Zhveshje gjeologjike në periferit lindore të fshatit Babje, vrojtuar nga rruga e makinës, ku duket që zhveshmëria është e mire, dhe kemi të bëjmë me dy lloje shkëmbore formacionesh gjeologjike, nga ndërthurje ranoro konglomerato argjilo alevrolitore, me shtresa të trasha. Ky formacion shkëmbor ka rënie lindore, me kënd 40 – 50o, i përket formacionit mollasik, dhe ndërton krahun perëndimor të sinklinalit të Librazhdit(fig. 15, 16). Krahësuar me vendosjen strukturore pranë çezmës së Myftarit, në veri, shikojmë, që ky krahë strukturor, sa më shumë i largohet segmentit tërthor Librazhd – Elbasan, aq më shumë i afrohet konditave normale, të njësisë strukturore kujt i përket, krahut perëndimor të sinklinalit të Librazhdit. Ndërsa gjysma e sipërme e fotos, ndërtohet nga formacione shkëmbore të dominuara nga ofiolitet, dhe që duket në shtrirje, që përplasen përball me mollasat, ku me sa duket kemi të bëjmë me një thyerje tërthore, me kahje drejt lindjes(fig, 16).

    Fig. 16 – Pamje nga marrdhëniet e formacioneve shkëmbore pranë fshatit Babje, ku mollasat Neogjenike të krahut perëndimor të sinklinalit të Librazhdit vendosen transgresivisht mbi formacionin copëzor Jurasiko-Kretak, të dominuar nga ofiolitet.