Pllakëzim tektonik, Kodra e Krastës, Elbasan

Written by

in

Elementët e pllakëzimit: Azimuti i rënies – 80 , Këndi rënies – 56 .

Zhveshja përfaqëson një pllakëzim tektonik, që orientohet me azimut shtrirje V-J dhe rënie drejt Lindjes 80-85 e kënd rënie 50-55 . Ndodhemi pranë kodrës së Krastës, në skajin juglindor të saj. Në aspektin litofacial, përfaqësohet nga gëlqerorë pllakor, me ngjyrë gri dhe të kuqërremtë, me shtresëzim të qartë. Shtresat kanë natyrë të valëzuar, Rreth 30 m në jug-lindje të zhveshjes fillon fusha aluviale e Labinotit, e cila është produkt i aktivitetit erodues dhe akumulues të lumit Shkumbin. Në jug të lumit fillon zona tektonike Mirdita, e përfaqësuar nga formacionet shkëmbore karakteristike për këtë njësi madhore tektonike, masivët ofiolitik dhe shkëmbinjtë karbonatik Triasiko Jurasik. Pra, ndodhemi pranë kontaktit të përplasjes të dy njësive të mëdha tektonike, nënzonës Krasta në hapsirën veriperëndimore dhe zonës Mirdita në atë juglindore. Zonë përplasjesh tektonike kjo, që përkon edhe me luginën e lumit Shkumbin, në të njëjtën hapsirë ku mendohet se shtrihet në thellësi thyerja tektonike tërthore Vlorë-Elbasan-Dibër (fig. 9, 10).

Fig. 9 – Skicë tektono strukturore, në juglindje të kodrës së Krastës, që demostron vënien përballë të nënzonës Krasta me zonën tektonike Mirdita, Elbasan. Kordinatat: 41.15; 20.16
  1. Pllakëzim tektonik, këputje të shtresave si rezultat i tensioneve në shtypje.
  2. Rrudhë e përmbysur, brënda prerjes së gëlqerorëve pllakor me globotrunkana.
  3. Zona tektonike Mirdita, napa karbonatike Triasike, nuk zbulohet në sipërfaqe.
  4. Zona e përplasjes tektonike, produkt i linjave tektonike zgjeruese.
Fig, 10 – Gëlqeror shtresor me globotrunkana, të pllakëzuar tektonikisht, kodra e Krastës.

Mjafton vetëm kjo vënie, përballë njëra tjetrës, të dy këtyre njësive madhore të tektono strukturës së Albanideve, për të perceptuar këtë tektonik të fuqishme tërthore, të herëshme, patjetër, që në kohën e themelimit të njësive madhore tektonike, dhe që është aktive dhe sot e kësaj dite. Është pikërisht kjo linjë e dobsuar embrionale, çelësi për të kuptuar, gjithë gamën e fenomeneve gjeologjike, që prezantohet për gjatë kësaj hapsire tërthore, si: zhvillimi i masivit evaporitik të Dumresë, formimi i luginës tërthore të lumit Shkumin, devijimi i menjëhershëm me 130o i rrjedhës së lumit Devoll, varrosja në thellësi e vazhdimit jugor të vargut strukturor të Letanit, formimi i brahiantiklinalit të Labinot Fushës, tërthor me orientimin dhe strukturimin regjional të n/zones Krasta, përplasja në tërthor e n/zones Krasta me zonën Mirdita, lëkundjet e shpeshta tërmetore që godasin rajonin Elbasan – Kuturman, etj.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *