Letan , skaji më lindor i daljes së karbonateve në sipërfaqe

Written by

in

Ndodhemi përafërsisht në skajin më lindor të thyerjes tërthore të Letanit, ku dallohet qartë, se si blloku verior i kësaj thyerje, vazhdon në drejtim të lindjes, në trajtën e një hunde ose zgjatimi monoklinal, me shtrirje gati 1 km, ku shtresa e gëlqerorëve shtresë trashë ka azimut rënie verior, me kënd të fortë 80 90°, deri të përmbysur pranë ballit tektonik, ndërsa në drejtim të veriut këndi zbutet menjëherë dhe mbi të vendoset formacioni fishor i Oligocenit të poshtëm. Dalja e gëlqerorëve ka një trashësi të dukshme rreth 50 m, në projeksionin në plan. Në drejtim të jugut, vrojtohet qartë blloku i ulur, me diferencë hipsometrike 50-60 m në vertikalitet, i cili mandej ulet gradualisht në reliev, duke zbritur drejt lumit të Zaranikës (fig.7, 8).

Fig. 7 – Skicë tektonike, tërthor thyerjes së Letanit, përgjatë skait më lindor të përhapjes së saj. Tregon ecurinë strukturore të formacioneve shkëmbore, dhe marrëdhëniet midis blloqeve tektonike.

1.Thyerja tërthore në pozicionin lindor të saj, dallohet qartë plani rënies, pranë saj ka dhe plane të tjera të vogla.

2.Blloku tektonik i ulur ka diferencë morfologjike dhe nën mbulesën kuaternare ndërtohet nga formacioni fishor i Oligocenit të poshtëm.

3.Mbulesa kuaternare, e cila vendoset normalisht mbi bllokun tektonik të ulur.

4.Hunda strukturore monoklinale e strukturës Letan.

5.Formacioni flishor vendoset normalisht mbi prerjen karbonatike të strukturës së Letanit, ne zhveshje ka trajtën e një monoklinali me rënie veriore, i cili në drejtim të veriut rrotullohet dhe formon krahun lindor të strukturës antiklinale të Letanit.

Foto. 8 – Pamje nga përhapja më lindore e tërthores së Letanit. Dallohet qartë rrafshi tektonik, dhe taraca tektono morfologjike, që formon blloku i ulur.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *