
- Konglobrekçie ofiolitike që zhvillohen në lindje te masivit.
- Kontakti tektonik që tregon mbihypjen mbi mollasat e gropës së Librazhdit.
- Formacioni mollasik, ndërthurje konglomeratesh, ranorësh dhe alevrolitesh që ndërtojnë krahun perëndimor të sinklinalit të Librazhdit.
Zhveshje gjeologjike në periferit lindore të fshatit Babje, vrojtuar nga rruga e makinës, ku duket që zhveshmëria është e mire, dhe kemi të bëjmë me dy lloje shkëmbore formacionesh gjeologjike, nga ndërthurje ranoro konglomerato argjilo alevrolitore, me shtresa të trasha. Ky formacion shkëmbor ka rënie lindore, me kënd 40 – 50o, i përket formacionit mollasik, dhe ndërton krahun perëndimor të sinklinalit të Librazhdit(fig. 15, 16). Krahësuar me vendosjen strukturore pranë çezmës së Myftarit, në veri, shikojmë, që ky krahë strukturor, sa më shumë i largohet segmentit tërthor Librazhd – Elbasan, aq më shumë i afrohet konditave normale, të njësisë strukturore kujt i përket, krahut perëndimor të sinklinalit të Librazhdit. Ndërsa gjysma e sipërme e fotos, ndërtohet nga formacione shkëmbore të dominuara nga ofiolitet, dhe që duket në shtrirje, që përplasen përball me mollasat, ku me sa duket kemi të bëjmë me një thyerje tërthore, me kahje drejt lindjes(fig, 16).

Leave a Reply