MODSIZ
Modeli Sizmoteknik i Shqipërisë
Rreth ModSiz
Titulli i Projektit: Modeli Sizmoteknik i Shqipërisë
Akronimi i Projektit (shkurtesa e titullit): ModSiz
Partnerë
1. Aplikanti: Njësia e Gjeoshkencave dhe Gjeoinxhinierisë ne Akademinë e Shkencave
2. Institucioni që bashkëpunon për realizimin e projektit: Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
3. Institucioni që bashkëpunon për realizimin e projektit: Shërbimi Gjeologjik Shqiptar
Kohëzgjatja e Projektit : 24 muaj
Data e fillimit dhe e përfundimit të parashikuar të projektit: [ Mars 2024 – Shkurt 2026]
Objektivat e përgjithshme të projektit
(1) Përgatitja e katalogëve unikal të plotë sizmik dhe sizmotektonik me magnitudë të kalibruar.
(2) Mbledhja dhe integrimi i të dhënave të imazheve satelitore të hartave të reja dixhitale dhe/ose të publikuara tektonike, topografike, gjeologjike, gjeofizike si dhe regjistrimet makrosizmike.
(3) Krijimi i një baze të dhënash te inkuadruar ne një sistem GIS që do të përfshijë informacion mbi të dhënat bazë gjeologjike/gjeofizike, sizmicitetin, duke identifikuar linjat dhe nyjet sizmike.
(4) Realizimi i modeleve digjitale sizmotektonike ModSiz dhe Laboratorit Sizmotektonik.
Abstrakt
Shqipëria është një vend me aktivitet sizmik të lartë të shprehur nga tërmete te forte si p.sh. në tërmetin e fundit të Durrësit të 26 Nëntor 2019, Mw 6.4, por edhe ne dhjetëra tërmete destruktiv që kanë goditur vendin tonë, të cilët janë të regjistruar instrumentalisht gjate shekullit te kaluar. Janë përshkruar procedurat për ndërtimin e një modeli sizmotektonik të Shqipërisë, i projektuar për t’u përdorur si bazë për vlerësimin e rrezikut. Studimi i sizmicitetit te lidhur me thyerjet tektonike aktive, identifikimi dhe parametrizimi i burimeve sizmike, përbëjnë parakushtet për zonimin sizmik të Shqipërisë. Qëllimi i projektit është qe nëpërmjet një programi kërkimor te bazuar ne studime dhe vrojtime në terren, te realizohet një model sizmotektonik, i shprehur nëpërmjet një harte sizmotektonike të përditësuar për gjithë territorin e Shqipërisë, e cila integron të dhënat sizmike me ato tektonike dhe karakterizon strukturat tektonike të identifikuara si aktive ose potencialisht aktive. Harta sizmotektonike do të krijohet duke u bazuar ne teknologji te avancuara përmes një infrastrukture digjitale GIS dhe WebGis dhe do te behet e mundur te publikohet në një faqe interneti specifike.
Stafi i Projektit
Partnerë
1. Aplikanti: Njësia e Gjeoshkencave dhe Gjeoinxhinierisë ne Akademinë e Shkencave
2. Institucioni që bashkëpunon për realizimin e projektit: Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
3. Institucioni që bashkëpunon për realizimin e projektit: Shërbimi Gjeologjik Shqiptar